KryesoreLajme

Kosova përfiton nga korniza financiare e BE-së

Edhe pse ende pa statusin e vendit kandidat, Kosova do të përfshihet në kornizën e ardhshme financiare së bashku me të gjitha shtetet tjera që janë pjesë e procesit të zgjerimit.

Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, ka sqaruar se pavarësisht mungesës së statusit formal, Kosova do të përfitojë nga fondet financiare.

“Sa i përket Kosovës, ajo do të mbetet pjesë e këtyre instrumenteve financiare. Siç e dini, Kosova është tashmë pjesë edhe e Planit të Rritjes”, theksoi ajo.

Lexo më shumë  Kosova dhe Serbia bien dakort që të funksionalizojnë komisionin për të zhdukurit me dhunë gjatë luftës

Komisioni Evropian prezantoi të mërkurën kornizën shumëvjeçare financiare — dokumentin më të rëndësishëm buxhetor të këtij institucioni. Janë propozuar 2 trilionë euro për periudhën 2028–2034.

“Zgjerimi nuk e bën Bashkimin Evropian vetëm më të madh në sipërfaqe dhe në numër banorësh. Zgjerimi ka të bëjë me bashkimin e Evropës. Duke rritur mbështetjen për të gjithë ata që plotësojnë kushtet e anëtarësimit, ne jemi në rrugën e duhur për të bashkuar Evropën tonë”, tha Kos

Lexo më shumë  Ashtu si Rama, edhe Lukashenko nuk ishte në themelimin e Bordit të Paqes

Nëse deri më 2034 ndonjë shtet tjetër i bashkohet Bashkimit Evropian, atëherë korniza shumëvjeçare financiare mund të rishikohet e të ndryshohet.

Për momentin, Shqipëria dhe Mali i Zi konsiderohen si shtetet lidere në proces dhe potencialisht anëtare të ardhshme të BE-së, me mundësi reale që të përmbyllin procesin deri në fund të kësaj dekade.

Rruga Press

YouTube player