Lajme

Kosova përfiton finacim nga programi Erasmus Plus për 21 projekte

Në thirrjen e vitit 2022 të programit Erasmus Plus, Kosova për herë të parë ka shënuar numrin më të madh të programeve përfituese. Nga kjo thirrje kanë përfituar të drejtën e financimi gjithsej 21 projekte, 11 prej të cilave kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve të arsimit të lartë.

Në konferencën për media të ministres së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci dhe shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, janë prezantuar rezultatet e projekteve për ngritje të kapaciteteve në arsimin e lartë dhe në arsimin profesional për thirrjen e vitit 2022, si dhe projektet nga Kosova që janë përzgjedhur për financim nga Komisioni Evropian.

Nagavci ka deklaruar se përmes programit Erasmus Plus po mundësohet që të përmbushet plani qeverisës dhe po ofrohen mundësi për ngritje të kapaciteteve në arsim të lartë.

Ajo po ashtu u shpreh se falë këtij programi po mundësohet edhe modernizimi por edhe ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë.

Sipas saj, aktualisht është nevoja është që të fokusohen në ngritje të kapaciteteve të institucioneve të arsimit të lartë që sa më shumë t’i absorbojnë këto fonde.

“Jam shumë e lumtur që edhe arsimit profesional të cilin e kem një nga prioritetet tona e kemi me mundësi për përfitime nga fondet e BE-së. Këtë vit Kosova e shënon rritjen më të madhe të përfitimit nga programi Erasmus Plus. Për thirrjen e vitit 2022 për financim nga Komisioni Evropian Kosova përfitoi gjithsej 21 projekte, prej tyre 11 janë për ngritjen e kapaciteteve të arsimit të lartë, 1 projekt Zhan Monen dhe 9 projekte në fushën e arsimit profesional… Sukseset e Kosovës nga programet e BE, sidomos nga Erasmus Plus janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e arsimit të lartë, për përmirësimin e performancës dhe rezultateve në arsimin e lartë, ku përmes programit Erasmus Plus ofrohen mundësi për ngritje të kapaciteteve të institucioneve të arsimit të lartë dhe profesional, mobilitet të studentëve, stafit akademik e administrativ dhe modernizim dhe ndërkombëtarizim të arsimit të lartë në Kosovë”, ka theksuar ajo.

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Ndërsa shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog u shpreh se programi Erasmus Plus është një nga më të suksesshmit në historinë e BE-së, ndërsa shtoi se aktualisht BE-ja ka për kornizën e programit për vitin 2021-2027 ka ndarë 14.7 miliardë euro.

Szunyog ka deklaruar se përmes këtij programi është mundësuar lëvizja e studentëve dhe stafit akademik të cilët janë kthyer në Kosovë me një perspektivë të freskët që kontribuon në zhvillim social dhe tregun e punës.

Ai ka thënë se këtë vit janë investuar 14.7 miliardë euro për programin Eramus Plus për periudhën 2021-2027.

“Ka kontribuar konsiderueshëm në modernizimit e institucioneve të lartë dhe sistemit e arsimit të lartë në shtetet e BE-së dhe më gjerë, prandaj nuk është rastësi që këtë vit ka investuar gjithsej 14.7 miliardë euro në këtë kornizë të programeve për arsim e aftësim për rini dhe sport për periudhën nga viti 2021-2027. Fatmirësisht Kosova arriti t’i bashkëngjitet programit Erasmus Plus në vitin 2015 dhe t’i marr ato mundësi që i ofron. Nga viti 2015 deri në vitin 2020 3 mijë 880 studentë dhe staf akademik kanë udhëtuar në Evropë dhe 2 mijë e 70 janë kthyer në Kosovë përmes programeve të mobilitetit ndërkombëtar të programit Erasmus Plus… Këta studentë janë kthyer me një perspektivë të freskët dhe me motivim të rritur për të kontribuuar në zhvillimin social të Kosovës dhe shkathtësitë e tyre të fituara nga këto programe këmbimi janë shumë të nevojshme për tregun e punës në Kosovë”, është shprehur Szunyog.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

Mimika Dobroshi nga Zyra e Erasmus Plus në Kosovë, ka deklaruar se ky program ka ofruar mundësi aplikimi jo vetëm për institucionet e arsimit të lartë por edhe për ato të arsimit profesional, sportit dhe rinisë.

“Numri i projekteve përfituese të thirrjes së vitit 2022 është 21 projekte nga fusha e arsimit të lartë dhe arsimit profesional, akoma po e presim rezultatet në fushën e sportit dhe rinisë. Dhe temat kryesore në të cilat projektet kanë përfituar janë ato të transformimit digjital në arsim të lartë dhe atë profesional, transformimi në politikat e agjendës së gjelbër dhe gjithëpërfshirja në arsim”, ka thënë ajo.

Shteti i Kosovës në vitin 2015 është bërë për herë të parë pjesë e programit Ersamus Plus.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *