KryesoreLajme

Kosova pajtohet me propozimin e BE-së për dinarin, Serbia kërkon kohë shtesë

Kosova është pajtuar me propozimin e emisarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, sa i përket çështjes së dinarit, ndërsa Serbia ka kërkuar kohë shtesë, ka thënë pas takimit në Bruksel, kryenegociatori Besnik Bislimi.

Të enjten u takuan kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar rreth dinarit. Kryenegociatori serb Petar Petkoviq ka thënë se s’ka pasur marrëveshje. Ishte takimi i katërt për një muaj rreth kësaj çështje.

Zëvendëskryeministri i Kosovës ka thënë se janë pajtuar me propozimin e Lajçakut, ndërsa Serbia nuk ishte e gatshme të bënte kompromis.

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

“Ky takim është caktuar me idenë që palët të reflektojnë, gjegjësisht pala serbe ka kërkuar më shumë kohë për arsye se nuk kanë pasur kompetenca në vendimmarrje. Javën e kaluar i është bërë e qartë palës serbe se takimi i radhës mund të mbahet vetëm nëse vijnë me ide për kompromis. Fatkeqësisht, edhe sot kemi pas dallime të mëdha. Përderisa pala e Kosovës ka diskutuar për opsionet me të cilat qytetarët serbë mund të marrin mbështetje financiare edhe më tej nga Serbia, pala serbe ka vepruar si avokate e Bankës së Postës serbe dhe gjithë kohës kanë diskutuar se si të rregullohet licencimi i kësaj banke, e cila nuk është as kompetencë e as interes e palëve të përfshira. Duke parë pamundësinë e arritjes së një kompromisi, Lajçaku ka nxjerr një propozim të konsoliduar, për të cilin ne besojmë se është propozim konstruktiv dhe në rrugën e duhur për të gjetur zgjidhje e cila më së shumti i shkon përshtati qytetarëve serbë në Kosovë, por në të njëjtën kohë respekton Rregulloren e BQK-së”, ka thënë Bislimi pas takimit.

Lexo më shumë  28 nëntori, Dua Lipa uron me vargjet e himnit kombëtar

Takimi i radhës do të mbahet në Bruksel pas dy javëve.

Rruga Press

YouTube player