KryesoreLajme

“Kosova një vend special që meriton sukses”, Ambasadori Abbott përshëndetet shqiptarët e Kosovës

Ambasadori i Britanisë së Madhe Nicholas Abbott tashmë është në përfundim të mandatit të tij në Kosovë.

Nëpërmjet një videoje disa minutëshe, ai ka zgjedhur fjalët e tij më të mira për Kosovën dhe shqiptarët e Kosovës.

Thotë se nga të gjitha vendet që ka vizituar, Kosova është një vend i veçantë që meriton sukses.

“Ka qenë një eksperiencë e veçantë. Mirëpritja e ngrohtë e popullit këtu ka bërë që puna dhe jetesa këtu  të jetë ndryshe nga çdo gjë tjetër që kam bërë ndonjëherë. Ndërkohë që ka pasur sfida në katër vjet e gjysmë të fundit përfshirë COVID-in”.

Ai ka vazhduar duke thënë se marrëdhënia e ngushtë dhe e fortë mes vendeve tona do të thotë që ne të mbetemi partnerë dhe aleatë.

Lexo më shumë  Gjermania hap fabrikën gjigante të inteligjencës artificiale në Evropë

“Mburrem me trajnimin që ua ofruam FSK-së, dhe fokusi ynë do të jetë i vazhdueshëm për mbështetjen e familjeve që janë ende në pritje të lajmeve për të dashurit e tyre të rezultojnë ende të zhdukur”.

Abbott ka një porosi edhe për udhëheqësit e në Kosovë.

“Unë nuk kam recetë të lehtë për zgjidhje, por u bëj thirrje atyre që udhëheqin Kosovën të krijojnë një vizion të një vendi modern demokratik, i cili mbështet, inkurajon dhe mbron qytetarët e tij të të gjitha komuniteteve pa dallim”

Lexo më shumë  Gërvalla takon gazetarët ukrainas në Kosovë: Mbrojtja e fjalës së lirë është mbrojtje e vetë lirisë
YouTube player