Kosova nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut në fushën e mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur të enjten në takim zyrtar homologen e tij nga Maqedonia e Veriut, Slavjanka Petrovska, ku është nënshkruar memorandum bashkëpunimi në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë.
Mehaj theksoi se me këtë memorandum synohet të bashkërendohet dhe sinkronizohet korniza ligjore, masat, veprimet dhe aktivitetet që sigurojnë zbatimin sa më të suksesshëm të gjitha marrëveshjeve tona.
“Procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut është përvojë që do të ndajmë së bashku në procesin tonë integrues euroatlantik”, ka thënë Mehaj.
“Petrovska shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit bilateral në mes të dy vendeve, duke ofruar përvojën e procesit të integrimit në strukturat euroatlantike, në të cilat ka kaluar Maqedonia e Veriut, si dhe mbështetjen në proceset përkatëse nga niveli i vendit anëtar të NATO-s dhe vizionit për paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë dhe më gjerë”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.
Rruga Press