KryesoreLajme

Kosova në përgatitje të padisë ndaj Serbisë për gjenocid

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka deklaruar se institucionet e Kosovës çdo ditë janë duke mbledhur materiale për dokumentimin e krimeve të luftës për të paditur Serbinë për gjenocid.

Qorrolli sa i përket parapërgatitjes se padisë për gjenocid ndaj Serbisë, tha se me themelimin e Instituti për krime të Luftës do të bëhet grumbullimi i fakteve të cilat më pastaj do të dërgojnë drejt hartimit ligjor të një padie. Ai ka thënë se duke marr parasysh që Kosova nuk është anëtare e GjND-së dhe OKB-së është një vështirësi procedurale për ta bërë një padi të tillë, por sipas tij, përgatitjet kanë filluar dhe se ky do të jetë një synim afatmesëm.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

“Së fundi është themeluar edhe Instituti për krime të Luftës dhe tashmë në ridizajnimin e tij institucional kompetenca e tyre do të jetë edhe çështja e grumbullimit të fakteve më të mëdha të cilat do të dërgojnë pastaj drejt hartimit ligjor të një padie. Ju e dini që duke qenë se Kosova nuk është anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë palë e statuti dhe nuk është anëtare e OKB-së, është një vështirësi procedurale për ta bërë të njëjtën gjë. Por ne kemi filluar përgatitjet dhe se ky do të jetë një synim afatmesëm i parapërgatitjes së padisë në GjND”, raporton EO.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

“Por për momentin që nuk jemi palë e statutit të GJND-së kjo është një çështje ende e parakohshme, por sigurisht që padia, komisionet, MD, Instituti për krime luftës , zyra e kryeministrit mbledhin materiale dhe çdo ditë punohet që të bëhet dokumentim sa më i mirë i krimeve të luftës dhe kjo do të qoj një ditë sigurisht në paraqitjen e padisë në GjND”, tha ai.

YouTube player