Kosova me bilanc energjetik pozitiv në muajin prill
Kosovës i teproi energjia elektrike në prill, më shumë shiti se që bleu.
Saktësisht 112.37 gigavatë orë energji elektrike bruto i kanë tepruar Kosovës në muajin prill, kanë konfirmuar të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Statistikat kanë treguar se në këtë muaj, Kosova eksportoi 245 gigavatë energji, e i importoi 206 gigavatë, thuhet në njoftimin e ASK-së të mërkurën.
Në prill, prodhimi bruto nga termocentralet ishte 563.94GWh, ai nga hidrocentralet 13.13GWh dhe ai nga era e ajo solare 34.58GWh.
Në këtë muaj, energjia elektrike bruto ishte 572.05GWh, ndërsa konsumi 459.69GWh, apo fiks 9.48 për qind më i vogël se në muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Sipas ASK-së, prodhimi i thëngjillit ishte 6.49 mijë tonë, ose 11 më pak sesa në prillin e 2021-s.
Dhjetorin e 2021-s, Kosova shënoi krizë energjetike. Më 29 dhjetor u shpall gjendje e jashtëzakonshme energjetike.
Me vendim të Zyrës së Rregullatorit për Energji, u shtrenjtua çmimi i energjisë, derisa për disa javë pati reduktime të shpeshta.
Kriza, sipas Qeverisë, u shkaktua nga kriza globale energjetike dhe mbingarkesës së rrjetit energjetik në vend.
Rruga Press