KryesoreLajme

Kosova lë pas Francën dhe SHBA-në në Indeksin Global të Rrezikut dhe Qendrueshmërisë së Investimeve 2025

Kosova është renditur ndër vendet më të qëndrueshme në botë në Indeksin Global të Rrezikut dhe Qëndrueshmërisë së Investimeve 2025, të publikuar nga Henley & Partners.

Sipas raportit, Kosova zë vendin e 26-të me 74.49 pikë, duke lënë pas Francën (vendi i 29-të) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (vendi i 32-të).

Ky rezultat shihet si një tregues i fortë i stabilitetit, qendrueshmërisë dhe besimit ndërkombëtar që po fiton vendi në sytë e komunitetit global. Indeksi mat aftësinë e shteteve për të përballuar krizat, për të ruajtur qëndrueshmërinë ekonomike dhe për të krijuar një klimë të favorshme për investime.

Lexo më shumë  Demokratët Evropianë: Aleksandar Vuçiq merr fonde nga BE, por forcon lidhjet me Rusinë

Në krye të renditjes për vitin 2025 gjenden Zvicra, Danimarka, Norvegjia, Singapori dhe Suedia, që prej vitesh mbeten modele të qeverisjes efektive dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Vlerësimi për Kosovën cilësohet si një sinjal pozitiv për përmirësimin e institucioneve, stabilitetin ekonomik dhe rritjen e besimit të investitorëve ndërkombëtarë, duke e pozicionuar vendin më lart se shumë ekonomi të zhvilluara.

Lexo më shumë  23 persona të shoqëruar pas protestës së opozitës në Tiranë
YouTube player