Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se Kosova kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra në tre mujorin e dytë të vitit 2021 Në njoftimin e ASK-së ku janë publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e dytë thuhet se numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj ishte 60 mijë e 884, prej tyre 36.22 për qind janë vendorë dhe 63.78% janë të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve është 94,148, prej tyre 36.68% nga vendorët dhe 63.32% nga të huajt.
“Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 22 340 vizitorë dhe 35 403 net-qëndrime. Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë, e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, etj”, ka treguar ASK.
Këtij publikimi i është bashkangjitur edhe një shtojcë e veçantë, që përmban të dhëna nga Policia e Kosovës, lidhur me numrin i vizitorëve të huaj sipas pikëkalimeve kufitare gjatë vitit 2017 – 2020. Në tremujorin e dytë të vitit pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës teksa numri i vizitorëve është 60 mijë e 884.
“Në TM2 2021 numri i vizitorëve (vendor dhe të huaj) është 60 884 prej tyre 36.22% janë vendor dhe 63.78% janë të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve është 94 148 prej tyre 36.68% nga vendorët dhe 63.32% nga të huajt. Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka regjioni i Prishtinës me 22 340 vizitor dhe 35 403 netqëndrimi”.
Prej tyre 36.22 për qind janë vendorë dhe 63.78 për qind janë të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve është 94 mijë e 148, prej tyre 36.68 për qind nga vendorët dhe 63.32 për qind nga të huajt. Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 22 mijë e 340 vizitorë dhe 35 mijë e 403 net-qëndrime.
Në vitin 2020 numri i vizitorëve vendor është zvogëluar për 38.77% në raport me vitin 2019, netqëndrimet e vizitorëve vendor janë zvogëluar për 32.63%. Sipas ASK kemi ulje te vizitorët e jashtëm për 51.95%, kurse net-qëndrimet e vizitorëve të jashtëm janë ulur për 52.50% ne raport me vitin 2019.