Lajme

Kosova kandidate serioze për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku, komunikoi përmes rrjeteve sociale se, po punohet me përkushtim të plotë që në Kosovë të organizohet një prej ngjarjeve më të mëdha sportive në botë, Lojrat Mesdhetare.

Programi i Lojërave Mesdhetare përmban 24 sporte dhe pjesëmarrje të rreth 5000 sportistëve.

“Tashmë jemi një hap para. Sot në vendin tonë filloi vizitën Komisioni Vlerësues i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, kryesuar nga presidenti Julian Pace Bonello dhe shoqeruar nga sekretari i përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis”, shkruan ministri Çeku.

Lexo më shumë  Kurti prezanton sloganin e fushatës: “Nuk lëshojmë pe për një Kosovë më të drejtë dhe më të sigurt”

Pritet që komisioni të bëjë vlerësim të gjendjes ndërsa autoritetet zhvillojnë takime me zyrtarë të nivelit të lartë institucional për ta konfirmuar mbështetjen e tyre për Lojërat Mesdhetare.

Por çfarë përfiton Kosova me organizimin e Lojërave Mesdhetare? Ministri Çeku në postimin e tij ka renditur një sërë pikash pozitive si vijojnë:

∙ Konsolidim të imazhit shtetëror në arenën ndërkombëtare

∙ Përforcim të përkatësisë dhe identitetit shtetëror

∙ Infrastrukturë fizike të modernizuar

 Ekonomi të ringjallur përmes krijimit të vendeve të reja të punës dhe zhvillimit të turizimit sportiv

∙ Fuqizim të rezultateve sportive dhe zhvillim të qëndrueshëm të sportit në vend.

Rruga Press

YouTube player