KryesoreLajme

Kosova ia ndalon hyrjen ish-ministrit të Jashtëm të Serbisë

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka konfirmuar të shtunën se i është ndaluar hyrja në Kosovë, Vuk Jeremiqit, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë.

“Mbështetja e Jeremiqit në parlamentin serb për atë që e kanë quajtur ‘riintegrim’ i Kosovës së pavarur në Serbi është i ngjashëm me planin e Putinit për ‘riintegrimin’ e Ukrainës – pra një recetë për luftë”, ka thënë Gërvalla në Facebook.

Në reagimin e saj, Gërvalla ka thënë se “Kosova nuk do të tolerojë urrejtjen dhe agresionin ndaj një shteti evropian dhe demokratik”.

“Evropa dhe SHBA-të duhet të vëzhgojnë me vëmendje veprimet e klasës politike në Serbi dhe në rajon. Radikalizimi i ish-drejtuesit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së është vetëm një paralajmërim më shumë se oreksi i Serbisë dhe Rusisë për territore nuk është ngopur ende. Rusia dhe Serbia nuk do të ndalen së krijuari gjithnjë e më shumë tensione në Ballkan për aq kohë sa SHBA-të dhe Evropa nuk dërgojnë sinjale të qarta dhe të fuqishme duke kërkuar me këmbëngulje zgjidhjen e vetme të qëndrueshme për krizat dhe paqëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor, pra duke kërkuar nga Serbia njohjen e realitetit të ri në Ballkan pas luftërave të saj shkatërruese”, thuhet në deklaratën e saj.

Lexo më shumë  Çeku: Investim prej 400 mijë eurosh për tribunat teleskopike në palestrën “Minatori” në Mitrovicë

“Kosova është dhe do të mbetet e pavarur dhe sovrane, përkrahëse e fortë e perspektivës evropiane dhe NATO-s dhe në kufi me Serbinë. Kosova dhe fqinjët e tjerë të Serbisë, të cilët ende nuk janë anëtarësuar në BE, as nuk janë sferë e ndikimit të Serbisë, dhe as nuk do të ‘riintegrohen’ ndonjëherë në ‘Botën Serbe’ të Vuçiçit dhe Putinit”, ka thënë Gërvalla.

Lexo më shumë  Kurti takoi zv.presidentin ekzekutiv të prodhuesit amerikan të industrisë ushtarake AM General: FSK do të pajiset edhe me ambulancë

Ndalimi i hyrjes së Jeremiqit ndodh në ditën kur serbët në Kosovë vendosën të tërhiqen nga institucionet. Vendimin e arsyetuan me shkallëzimin e sanksioneve që Qeveria e Kosovës bëri për refuzuesit e konvertimit të targave ilegale në ato RKS. Për moszbatim të vendimit të Qeverisë, u suspendua drejtori i Policisë në veri, Nenad Gjuriq.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *