Lajme

Kosova i përgjigjet Serbisë me reciprocitet për minoritetet: Jo Asociacionin, por Këshillin Nacional për serbët

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, deklaroi se Qeveria është e gatshme të themelojë këshillin nacional të serbëve në Kosovë, në rast se Serbia mendon që është shembulli më i mirë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve.

Duke iu kundërpërgjigjur deklarimeve të kryeministres serbe, Ana Brnabiq, që tha se Serbia është model për respektimin e komuniteteve, Krasniqi u shpreh të enjten para mediave se Kushtetua e Kosovës iu ofron serbëve dhe komuniteteve joshumicë të drejtat më të avancuara në rajon dhe Evropë.

“Ne besojmë që Kushtetuta dhe praktikat tona në Kosovë, i ofrojnë të drejtat më të avancuara në rajon dhe Evropë, por nëse Serbia mendon se është shembulli dhe modeli më i mirë për mbrojtjen e të drejtat e komuniteteve, jemi të gatshëm të dëgjojmë dhe të diskutojmë për mundësinë e krijimit të këshillit nacional të serbëve, e kështu mund të avancojmë në këtë proces”, deklaroi Krasniqi.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

Sipas ministrit të MAPL-së, paqja e qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor ofrohet nëpërmjet simetrisë së përfaqësimit të komuniteteve, e jo nëpërmjet qasjes privilegjuese ndaj një komuniteti.

“Praktika nuk tregon se serbët (në Kosovë v.j.) kanë më pak të drejtat. Për paqe të qëndrueshme dhe siguri në Ballkanin Perëndimor, duhet simetri të drejtë, dhe jo qasje privilegjuese ndaj një komuniteti”, tha Krasniqi.

Ai deklaroi se 4 për qind e banorëve në Kosovë i takojnë komunitetit serb, ndërsa përfaqësimi i tyre është në afro 25 për qind të komunave.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

“Nga 38 komuna, 15 prej tyre kanë nënkryetarë për komunitete dhe zëvendëskryesues për komunitete. Komisionet parlamentare për të drejtat e njeriut dhe të komuniteteve dhe udhëhiqen nga komunitetet në Kosovës. Kabineti i kryeministrit, përfshirë edhe kryeministrin, i ka 18 anëtarë, 4 nga komunitetet joshumicë. Njëri nga zv.kryeministrat është nga radhët e komuniteteve joshumicë. Në Zyrën e Kryeministrit kemi Zyrën për çështje të komuniteteve që kontribuon dhe promovon të drejtat e komuniteteve”, tha Krasniqi.

Ai tha se në 10 vjetët e fundit, komandanti i Policisë së Kosovës në veri të vendit ishte nga radhët e komunitetit serb, i emëruar nga kryetari i komunës.

Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Serbi merret me avancimin e të drejtave të shqiptarëve në fushën e arsimit, kulturës dhe përdorimit të simboleve kombëtare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *