KryesoreLajme

Kosova forcon lidhjet me Arabinë Saudite, nënshkruajnë marrëveshje doganore

Kosova dhe Mbretëria e Arabisë Saudite kanë nënshkruar marrëveshje doganore.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar nga ministri i Financave, Hekuran Murati dhe homologu i tij Mohammed Al Jadaan.

Kështu ka bërë të ditur vetë ministri Murati në një postim në Facebook.

“Sot kisha nderin që në emër të Republikës së Kosovës të nënshkruaj Marrëveshjen për Bashkëpunim Doganor me Ministrin e Financave të Arabisë Saudite, z. Mohammed Al Jadaan.

Lexo më shumë  Sillet para gjykatës një nga të arrestuarit për sulmin në Zubin-Potok

Marrëveshjen e nënshkruam në ceremoninë hapëse të Konferencës Ndërkombëtare për Zekatin, Tatimin dhe Doganat 2024, ku po marrim pjesë bashkë me Drejtorin e Doganave, Agron Llugaliu dhe atasheun doganor Bekim Mehmetaj”, ka shkruar Murati.

Murati ka theksuar se kjo marrëveshje, që adreson çështjet doganore dhe është në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, përfaqëson një hap të madh përpara në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.

Lexo më shumë  Osmani ua prezanton Costas dhe Matsolas dëshmitë për lidhjet e qarta të Serbisë me sulmet në veri

“Duke përafruar bashkëpunimin tonë shumë dimensional në fushën e Doganave, marrëveshja do të kontribuojë në lehtësimin e tregtisë, përmirësimin e sigurisë dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Republika e Kosovës vazhdon të ndërtojë partneritete që sjellin përfitime të prekshme për ekonominë dhe qytetarët tanë, dhe njëkohësisht forcojnë lidhjet tona me shtetet mike”, ka shkruar Murati. 

Rruga Press

YouTube player