Lajme

“Kosova e pavarur”, Shaip Kamberi: Deputetët serbë kërkojnë arrestimin tim

Shaip Kamberi, i vetmi deputet shqiptar në parlamentin e Serbisë, u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se disa deputetë serbë kërkojnë arrestimin e tij.

Ai u shpreh se deputetët kërkojnë arrestimin e tij pas deklaratës se Kosova është një shtet i pavarur.

“Unë do të vazhdoj të them problematikat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në shumicën parlamentare ka pasur reagime negative. Kërkuan që të më arrestonin, kërkesa të tilla nuk kanë ndonjë bazë ligjore. Kërkojnë disa deputetë të opozitës dhe një deputete e maxhorancës për arrestimin tim, sepse kam thënë që Kosova është e pavarur dhe se Serbia duhet të ballafaqohet me këtë realitet”, u shpreh ai.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Deputeti shtoi më tej se presidenti Vuçiç me deklaratat e fundit për Kosovën, kërkon t’u bëjë presion ndërkombëtarëve.

“Vuçiç deklarohet se nuk do ta njohë Kosovën. Është një retorikë e njohur e serbëve në vazhdimësi, ku tentohet që t’i bëhet presion ndërkombëtarëve. Serbia gjithnjë edhe më tepër mban krahun e Putin. Unë hapur e kam thënë që Serbia duhet të bazohet në realitet, sa i përket kosovës, nuk ka kthim prapa për njohjen e Kosovës.  Nuk besoj që Vuçiç në takimet bilaterale të ketë një shprehje të tillë”, tha Kamberi. /Euronews/

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *