KryesoreLajme

Kosova e Luksemburgu nënshkruajnë marrëveshje 25 milionëshe në fushën e teknologjisë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Luksemburgut, Xavier Bettel, nënshkruan sot memorandumin e bashkëpunimit, të marrëveshjes në mes dy vendeve.

Ceremonia e nënshkrimit të këtij memorandumi për bashkëpunimit, të kësaj marrëveshje, kap vlerën prej 25 milionë eurove, në fushën e teknologjisë informative dhe projekteve inovative.

Lexo më shumë  Kabineti i Presidentit të KE-së: Shqipëria ndodhet në një moment kritik!

Ndryshe  zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Luksemburgut, Xavier Bettel në takim, të mëhershëm, me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, vlerësoi gjithë arritjet që ka bërë Kosova këto vite dhe u shpreh i entuziazmuar me vizitën e tij të dytë në Prishtinë dhe tha se po sjellin 25 milionë euro investime.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  SafeJournalists denoncon rrezikun për gazetarët gjatë protestës së opozitës në Tiranë