Kosova e Gjermania nënshkruajnë një marrëveshje mes dy shteteve
Sot në Mynih të Gjermanisë është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Bibliotekës Shtetërore të Bavarisë.
Lajmin e ka dhënë ministri i MKRS-së, Hajrullah Çeku.
“Edhe një moment i shënuar në fuqizimin e bashkëpunimit kulturor ndërkombëtar, kësaj radhe me Gjermaninë.
Sot në Mynih është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Bibliotekës Shtetërore të Bavarisë. I jam thellësisht mirënjohës Ministrit të Kulturës të Bavarisë, z. Markus Blume për pritjen zyrtare, gatishmërinë për marrëveshjen në fushën e bibliotekave dhe vullnetin për zgjerim të bashkëpunimit kulturor me Kosovën” shkruan ministri në njoftim.