Kosova e Danimarka nënshkruajnë marrëveshje për shfrytëzimin e institucionit korrektues
Është nënshkruar marrëveshja mes Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës, për dhënien në shfrytëzim të një institucioni korrektues.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ka rënë dakord t’i ofrojë Danimarkës kapacitete korrektuese për 300 të dënuar në Gjilan.
Periudha e qëndrimit të të dënuarve është deri në 10 vjet, ka njoftuar Haxhiu.
Edhe nga Mbretëria e Danimarkës është thënë që nga kjo marrëveshje do të përfitojnë të dyja palët.
“E kemi kontaktuar Kosovën para një viti, po zhvillojmë një dialog nga viti i kaluar, por pozitivisht po vazhdon me Qeverinë aktuale. Po mbes me shpresë për zgjidhjen e një mase të madhe të problemeve me burgjet në Danimarkë. Kjo do t’i ndihmojë Kosovës t’i zhvillojë kapacitetet në sistemin e ligjit”, deklaroi Flemming Moller Morteensen, ministër i Bashkëpunimit zhvillimor në Danimarkë.
Rruga Press