Lajme

Kosova e Arabia Saudite me marrëveshje për fillimin e linjave ajrore direkte

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu së bashku me Ali Bin Mohammed Rajab, Zëvendëspresident ekzekutiv për Transportin Ajror dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar nga Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil, kanë nënshkruar marrëveshjen për shërbime ajrore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Me këtë rast, Aliu tha se kjo marrëveshje është me rëndësi të veçantë për aviacionin civil e cila krijon mundësinë për fillimin e linjave ajrore direkte ndërmjet të dy vendeve.

Lexo më shumë  Konjufca pret komisionerët parlamentarë të Bavarisë: Mërgata na ka afruar

Ali Bin Mohammed Rajab, zëvendëspresident ekzekutiv për Transportin Ajror dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar nga Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil, tha se marrëveshja mundëson udhëtimin e qytetarëve, qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve si dhe të nxisë zhvillimin e biznesit në të dyja vendet në mënyrë sa më efikase.

Ceremonia e nënshkrimi u realizua në prani të delegacionit të lartë shtetëror të Mbretërisë së Arabisë Saudite të prirë nga Ministri për Haxh dhe Umrah Tawfig Fawazan Alrabiah bashkë me zëvendësministrin dhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetëror Saudit të cilët po qëndrojnë në një vizitë në Kosovë për të “forcuar edhe më tutje raportet e shkëlqyera ndërshtetërore me nisma dhe marrëveshje të ndryshme në interes të të dyja vendeve”.

Lexo më shumë  Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar: Ushtria e Kosovës një nga 12 ushtritë që iu bashkuan Operacionit ‘Interflex’ për trajnimin e trupave ukrainase

Rruga Press

YouTube player