KryesoreLajme

Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për fabrikën e municionit dhe zhvillimin e dronëve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë duke folur për Ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, bëri të ditur se ka nënshkruar vendimin për nisjen e procedurave për hapjen e fabrikës për prodhim të municionit për ushtrinë tonë.

“Këtë ditë të rëndësishme për ushtrinë tonë po e shënojmë me një vendim të rëndësishëm që posa e nënshkrova dhe me një hap të domosdoshëm për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të saj. Do të themelojmë komisionin ndërministror me qëllim të vlerësimit dhe nisjes së procedurave dhe negociatave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe për laborator mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Republikën e Kosovës”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Kryeministri u shpreh se një ushtri që për një kohë kaq të shkurtër është armatosur kaq shumë sa kjo e jona ka nevojë për ta siguruar e garantuar operacionalitetin e plotë dhe qëndrueshmërinë tërësore.

“Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se qeveria ka treguar që mbrojta ka qenë ndër prioritetet tona kryesore.

“Kjo është dëshmuar në vazhdimësi si me numrin e ushtarëve që është dyfishuar si me buxhetin për ministrinë e mbrojtjes që është trefishuar, trajnimet jashtë vendit që janë katërfishuar dhe investimet në armatim që janë shumëfishuar”, tha Kurti. 

Lexo më shumë  Shkeljet ligjore të manifestimit të Kryeministrit Rama në sheshin “Skënderbej”

Rruga Press

YouTube player