Lajme

Kosova dhe Shqipëria janë dakorduar për ndryshim të trasesë së hekurudhës Durrës-Prishtinë

Kosova dhe Shqipëria janë dakorduar për ndryshim të trasesë së hekurudhës Durrës-Prishtinë.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë arsyet pse u vendosë për trasenë që kalon kah Shkodra-Gjakova dhe në fund në Prishtinë, studimin e fizibilitetit dhe afatet se kur mund të filloj puna për realizimin e këtij projekti kombëtarë.

“Nuk ka pasur ndonjë arsye të veçantë, është çështje teknike. Kanë qenë disa opsione të mundshme. Dy kryesoret kanë qenë që një të shkojë paralel me autostradën që i ka pasur elementet teknike të vetat, opsioni i tjetër është ky që e shfrytëzon luginën e Drinit për të dalë në Shkodër përmes Gjakovës ku në kuptimin e lidhjeve dhe kyçeve me korridoret, ky opsion është mjaft interesant për shkak se e lidh edhe portin e Tivarit në këtë korridor”.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

“Pra edhe porti i Durrësit, edhe porti i Shëngjinit, edhe porti i Tivarit do t’i kenë rrugët më të shkurtra për gjithë regjionin nëse e shfrytëzojnë këtë linjë hekurudhore, që i bie se mallrat që vijnë nga porti i Tivarit të kalojnë përmes Shqipërisë. Shqipëria të bëhet vend transit, Shkodra të jetë një pikë prej ku mallrat mund të orientohen, dhe Prishtina të jetë qendra e ndarjes, shpërndarjes apo porti i thatë prej ku në të gjithë regjionin në të dyja drejtimet mund të lëvizin mallrat e po ashtu edhe udhëtarët”, tha Aliu, për RTK.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Aliu ka folur edhe për projektet infrastrukturore brenda Kosovës që janë në zhvillim e sipër dhe po ashtu njoftoi se sot u nënshkrua projekti me Maqedoninë e Veriut për tunelin Prizren-Tetovë.

Rruga Press

YouTube player