Kosova dhe Serbia bien dakort që të funksionalizojnë komisionin për të zhdukurit me dhunë gjatë luftës
Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të funksionalizojnë Komisionin për të zhdukurit me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi.
“Arritëm përfundimisht ta funksionalizojmë Komisionin e përbashkët për Personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës. Mbetet që në javët në vijim të takohen zëvendësit tanë dhe të përcaktojnë prioritetet e para të punës së Komisionit të përbashkët”, ka deklaruar Besnik Bislimi në fund të takimit.
Marrëveshja u arrit pasi Peter Sørensen zhvilloi takime të ndara dhe të gjata me të dy kryenegociatorët.
Takimi trepalësh zgjati shumë shkurt dhe shërbeu vetëm për formalizimin e marrëveshjes.
Rruga Press

