KryesoreLajme

Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshjen prej 47 milionë euro për reformimin e ndihmave sociale

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se ka nënshkruar marrëveshjen me Bankën Botërore për financimin e “Projektit të Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”.

Kjo marrëveshje arrin vlerën deri në 47 milionë euro, ku investimet për përforcimin e sistemeve të ofrimit të mbrojtjes sociale pritet të jenë rreth 5 milionë euro, ndërsa shuma prej më se 40 milionë do të orientohet drejt përmirësimit të performancës së Skemës së Ndihmës Sociale.

Lexo më shumë  USB me mbi 130 mijë dokumente sekrete serbe - Kemi depërtuar në zemrën e kasafortës së Serbisë, ku ruhen “top sekrete” shtetërore të luftës dhe e vërteta për gjenocidin në Kosovë nuk mund të fshihet më

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje shënon edhe zbatimin e Masës 3.3 – Reformimi i Skemës së Asistencës Sociale, në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike nga pandemia COVID-19. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *