KryesoreLajme

Kosova dhe Austria nënshkruajnë planin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka nënshkruar plan vjetor të bashkëpunimit bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës Federale të Austrisë.

Marrëveshja u nënshkrua në ambientet e Ministrisë në Kosovë, ndërmjet kolonelit Ahmet Ajeti dhe gjeneralit të brigadës, Nikoluas Rottenberger.

“Gjatë qëndrimit në Ministrinë e Mbrojtjes, delegacioni austriak u takua gjithashtu me drejtorin e Politikave të Mbrojtjes, Faruk Gecin, ku u diskutua progresi i bashkëpunimit ekzistues, si dhe objektivat dhe prioritetet e përbashkëta për të ardhmen.

Lexo më shumë  Media zvicerane: Fasada e Ramës me “Diellën” është shembur

Republika Federale e Austrisë mbetet një partnere dhe kontribuuese e rëndësishme në zhvillimin dhe stabilitetin e Republikës së Kosovës dhe të rajonit, ndërsa bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve po shënon zhvillim të vazhdueshëm” thuhet në njoftimin e Ministrisë.

YouTube player

Lexo më shumë  Kurti: 26 vjet pa drejtësi për spastrimin etnik në veri të Mitrovicës