KryesoreLajme

Kosova dënon agresionin rus në Ukrainë

Institucionet e vendit kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët lidhur me sulmet ruse në Ukrainë. Në reagim thuhet se Republika e Kosovës e dënon fuqishëm agresionin ushtarak dhe invadimin e Ukrainës nga Rusia dhe “dënon njohjen ilegale të ‘pavarësisë’ së regjioneve ukrainase të Luhanskut dhe Donetskut nga ana e Federatës Ruse”.

“Strategjia e ndjekur nga Moska për të krijuar përmes agresionit ushtarak entitete fantome brenda territorit të Ukrainës, grumbullimi masiv i forcave ushtarake në kufijtë e Ukrainës dhe sulmi masiv dhe i paprovokuar kundër qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës është një ndër goditjet më të rrezikshme që i është bërë arkitekturës së sigurisë ndërkombëtare të ndërtuara pas Luftës së Dytë Botërore”, thuhet në deklaratë.

Lexo më shumë  Rafineria izraelite goditet nga një sulm iranian

Në reagim thuhet se agresioni kundër Ukrainës nuk mund të përmbysë triumfin e vlerave të lirisë dhe demokracisë “që shënuan përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe shembjen e Bashkimit Sovjetik, që më shumë se çdo gjë tjetër ishte një burg i kombeve dhe shtypës i lirisë njerëzore”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *