Lajme

Korriku nis me temperatura të larta. Parashikimi i motit për sot në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Evropë

Sipas MeteoAlb: Moti i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit duke bërë që në disa zona termometri të ngjitet deri në 39°C, por parashikohet që gjatë pasdites të këtë kalime vranësirash të lëhta nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të dukshme vranësirat do të jënë në zonat malore veriore duke rrezikuar momente te shkurta me rrebeshe shiu. Po ashtu, edhe nata do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C.

Lexo më shumë  Shqiptari që drejton anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor në Kosovë, me ministrin Maqedonci flasin për avancimin e sistemit të mbrojtjes

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi 28 km/h nga drejtimi perëndimor  duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti Europian do të jetë nën mbizoterimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante. Ndersa Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre mbeten me vranësira,  rrebeshe shiu dhe mini-stuhi ere. Po ashtu, Europa qendrore dhe pjesërish Ballkani do të kenë vranësira konvektive duke sjellë rrebeshe shiu.

Kosovë

Territori i Kosovës do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë gjatë orëve te paradites POR pjesa e dyte e ditës sjell herë pas here kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin e kosovës duke rrezikuar shira të izoluar. Mbremja dhe nata sjellin përmirësim të dukshëm të motit duke bërë që kthjellimet të jënë sërisht dominante.

Lexo më shumë  Qeveria miraton projektligjin për banimin social dhe të përballueshëm

Maqedonia e Veriut

Vijojnë kushtet e qëndrueshme atmosferike në MV dhe pë pasojë, moti i kthjellët dhe i nxehtë do të jëtë dominant. Ndërsa orët e pasdites, sjellin vranësira më të dukshme në territorin e MV, duke krijuar mundësi për reshje të pakta në zonat kufitare me shqipërinë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *