Lajme

Korreshi: Fermerëve iu premtua se do hanë me lugë floriri, vitin tjetër kemi produkte “Ballkani i Shqyer”

Deputeti demokrat Saimir Korreshi deklaroi nga foltorja e Kuvendit se fermerëve sot iu premtua se do të hanë me lugë floriri për të amortizuar kërkesat e tyre deri në miratimin e buxhetit. Korreshi tha se fermerët po braktisin vendin që të ikin jashtë shtetit për të shlyer kreditë që kanë marrë.

“Sot u premtua që do hanin me lugë floriri. Opingat. I njoh të gjithë ata fermerë. Kam frikë se do na mbijë bari se fermerët po i lënë serat e tyre. Sot treguat mjeshtëri sportive. I morët u dhatë kafe dhe u thatë se do hanë me lugë floriri po dale sa të kalojë ky buxhet. Vitin tjetër do hani produkte të Ballkanit të Shqyer sepse blegtoria shqiptare e ka mendjen te akademia.

 Sa t’i stërvitin pak se nuk dinë si milet lopa. Ne themi që ky buxhet është i jashtëzakonshëm por asnjë fermer nuk merr asnjë lloj rimbursimi. Tani ka ndonjë sy e veshë të merret me këtë punë? Fermerët nuk do hanë me lugë floriri por ngelen me lugë në brez. Çfarë ju pengoi juve që gjithë këtë periudhë t’i dëgjonit. Vetëm për të marrë rrogën?

Ju duhet t’i dëgjoni dhe t’i implementoi kërkesat e tyre në buxhet. 90% e tregut është informal. Ata kërkojnë të kontrollohen. Nëse mandarinat këtu janë 110 lekë ata në Lushnje i shesin me 30 lekë. Nën kosto në mënyrë informale. Të paktën të vejë haka te i zoti. Nuk po dalin as barazim. Po ikin jashtë shtetit të marrin lekë për të shlyer borxhet. Po deshët ndonjë zile për deshët dhe delet se tjetër gjë nuk po bëni”, tha Korreshi.

Lexo më shumë  Vitia nënshkruan listën për çmimet e unifikuara të barnave – ulje për mbi 2,900 produkte medicinale

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *