Lajme

Koronavirusi në Shqipëri/ Ulen fatalitetet, 571 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 3 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Nga 4132 testime të kryera, 571 persona janë konfirmuar si pozitiv me Covid-19.

Ndërkohë, 639 persona rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4132 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 571 qytetarë, në këto bashki:

277 në Tiranë, 27 në Fier, 21 në Berat, nga 20 qytetarë në Kamëz, Vlorë, 16 në Gjirokastër, 15 në Sarandë, nga 14 qytetarë në Durrës, Korçë, Elbasan, 12 në Patos, nga 10 qytetarë në Lezhë, Lushnje, 8 në Shkodër, nga 7 qytetarë në Kavajë, Mat, 6 në Mirditë, nga 5 qytetarë në Krujë, Mallakastër, Tepelenë, Kuçovë, 4 në Vorë, nga 3 qytetarë në Librazhd, Gramsh, Belsh, Cerrik, Dimal, Përmet, Dropull, Kurbin, Tropojë, nga 2 qytetarë në Kukës, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, nga 1 qytetar në Kolonjë, Devoll, Pogradec, Këlcyrë, Libohovë, Delvinë, Himarë, Selenicë, Roskovec, Dibër, Rrogozhinë, Has, Pukë, Vau i Dejës.

Lexo më shumë  Maqedonci e kongrsmeni Hamadeh flasin për arritjet e ushtrisë së Kosovës

Janë 7,763 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 170 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Berati 64 vjeç, një qytetare nga Elbani 77 vjeçe, një qytetare nga Memaliaj 86 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 639 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 176,090 që nga fillimi i epidemisë.

Lexo më shumë  Osmani: Vuçiqi arsyetoi masakrat si ministër, tani mohon Reçakun si president

Statistika (3 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 571

Të shëruar në 24 orë 639

Të shtruar në spitale 170

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 4132

Testime totale 1,315,672

Raste pozitive 186,793

Raste të shëruara 176,090

Raste Aktive 7,763

Humbje jete 2,940

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4044

Fier 790

Durrës 505

Shkodër 500

Vlorë 418

Elbasan 348

Gjirokastër 328

Berat 261

Korçë 198

Lezhë 181

Kukës 116

Dibër 74

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *