Lajme

Koronavirusi në Shqipëri, 5 humbje jete, 18 persona në gjendje të rëndë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1383 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 167 qytetarë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 5 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 253 janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 121 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,383 testime, nga të cilat kanë rezultuar  pozitivë me COVID19, 167 qytetarë, në këto bashki: 44 në Tiranë, 15 në Vlorë, 12 në Berat, 9 në Durrës, 7 në Kuçovë, 6 në Vorë, Dibër, 5 në Divjakë, Himarë, 4 në Lushnje, 3 në Shkodër, Kavajë, Mat, Mallakastër, Sarandë, Devoll, Dimal, Skrapar, Elbasan, Gramsh, 2 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Librazhd,1 në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Fier, Delvinë.

Janë 5,129 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 121 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Korça 61 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 67 vjeç dhe 81 vjeç, një qytetar nga Durrësi 71 vjeç, një qytetar 72 vjeç nga Mallakastra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Janë shëruar 253 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,386 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          167

Të shëruar në 24 orë       253

Të shtruar në spitale       121

Humbje jete në 24 orë    5

Testime ditore                 1,383

Testime totale              1,460,890

Raste pozitive                207,709

Raste të shëruara          199,386

Raste Aktive                      5,129

Humbje jete                      3,194

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2,381

Fier                 579

Durrës             397

Shkodër          349

Elbasan           321

Vlorë                262

Berat               247

Gjirokastër     196

Lezhë              136

Korçë               103

Kukës               82

Dibër                76

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *