Shëndetësi

Koronavirus, grip apo ftohje? Ja si ta kuptoni

Sezoni i gripit dhe i viruseve po zgjat shumë, ndërsa ftohjet dhe koronavirusi janë të pranishme, si dhe një variant i ri i llojit Omicron, për të cilin ekspertët thonë se është më ngjitës se Delta.

Simptomat e ftohjes së zakonshme, gripit dhe koronavirusit janë shumë të ndryshme dhe nga prania ose mungesa e temperaturës, mund të dalloni më lehtë se cila dhimbje ju ka rënë.

Simptomat e ftohjes

Sistemi shëndetësor britanik ka veçuar disa nga simptomat më të zakonshme të ftohjes, duke theksuar se ato zakonisht shfaqen gradualisht:
▪ dhimbje fyti
▪ hundë e zënë ose rrjedhje
▪ dhimbje koke
▪ dhimbje muskujsh
▪ teshtitje dhe kollitje
▪ presion në veshë
▪ temperaturë e ngritur
▪ humbje e nuhatjes dhe shijes.

Simptomat janë të njëjta te të rriturit dhe fëmijët, por ato mund të zgjasin më shumë te fëmijët.

Simptomat e gripit

Sipas sistemit shëndetësor britanik, simptomat e gripit janë:

▪ ethet dhe temperatura mbi 38 gradë
▪ ndjesi lodhjeje dhe e rraskapitjeje
▪ dhimbje trupi
▪ kollë e thatë
▪ dhimbje koke
▪ dhimbje fyti
▪ problem gjumi
▪ humbje oreksi
▪ diarre ose dhimbje barku.

Simptomat e koronavirusit

Që nga fillimi i epidemisë, simptomat e koronavirusit kanë ndryshuar, por mjekët kanë veçuar më kryesoret:
▪ temperaturën e ngritur dhe kollë e papritur.
▪ kollë e papritur që zgjat
▪ ndryshim ose humbje e nuhatjes dhe shijes

Simptomat e variantit Delta

Duke gjykuar nga të dhënat e mbledhura përmes aplikacionit ZOE, simptomat që shfaqen varen nga fakti nëse jeni vaksinuar dhe sa doza vaksine keni marrë.

Simptomat pas dy dozave të vaksinës:

▪ rrjedhje e hundës
▪ dhimbje koke
▪ dhimbje të fytit
▪ teshtitje
▪ humbje e shqisës së nuhatjes

Simptomat pas një doze të vetme:

▪ dhimbje koke
▪ rrjedhje e hundës
▪ dhimbje të fytit
▪ teshtitje
▪ kollë e vazhdueshme

Simptomat e variantit Omicron

Sipas të dhënave më të fundit nga Londra, ku ka më shumë të infektuar me Omicron në Britaninë e Madhe, shkencëtarët kanë identifikuar pesë simptoma kryesore të këtij lloji:

▪ dhimbje koke
▪ rrjedhje e hundës
▪ lodhje (e lehtë ose drastike)
▪ dhimbje të fytit
▪ teshtitje

Ekspertët theksojnë se simptomat e variantit Omicron janë humbja e oreksit dhe të përzierat, djersitjet gjatë natës dhe zëri i ngjirur.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *