Bota

Koreja e Veriut në krizë urie, Kim Jong Un urdhëron qyetarët të ushqehen më pak

Koreja e Veriut ka paralajmëruar qytetarët e saj se duhet të përgatiten të hanë më pak ushqim derisa vendi të rihapë kufirin me Kinën në vitin 2025.

Mungesa e ushqimit po prek tashmë koreano-veriorët dhe zyrtarët iu thanë qytetarëve që të “shtrëngonin rripat” për të paktën tre vite të tjera. Njerëzit tashmë janë ankuar se kjo situatë do të jetë e vështirë për ta brenda këtij dimri fillimisht dhe është e paimagjinueshme se si do të vijojë për shumë vite. Koreja e Veriut mbylli kufirin e saj me Kinën në janar 2020 si një masë paraprake kundër përhapjes së koronavirusit. Por masa pati një ndikim serioz në ekonominë e vendit, me çmimet e mallrave të përditshme që u rritën ndjeshëm pasi kërkesa tejkaloi ofertën. Duke folur për udhëzimin e ri të qeverisë, një banor i qytetit Sinuiju, i cili dëshironte të mbetej anonim, tha se njerëzit janë paralajmëruar se shanset për të rihapur kufirin me Kinën para vitit 2025 ishin të pakta.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Situata e ushqimit tani është tashmë një emergjencë dhe njerëzit po luftojnë me mungesat. Kur autoritetet u thonë atyre se duhet të konservojnë dhe konsumojnë më pak ushqim deri në vitin 2025… ata nuk mund të bëjnë gjë tjetër veçse të ndjejnë dëshpërim të madh.” tha ai.

Kim Jong Un ka pranuar një situatë ‘të tensionuar’ ushqimore që mund të përkeqësohet nëse të gjitha të korrat dështojnë, duke përkeqësuar problemet ekonomike mes kufizimeve të rrepta të vetë-imponuara të kufirit dhe lëvizjes që kanë ngadalësuar tregtinë. Koreja e Veriut është një komb malor, që do të thotë se toka e përshtatshme për bujqësi është e pakët dhe shumë prej fermerëve të saj nuk kanë akses në mjete të tilla si traktorë, autokombajna dhe shirëse. Si rezultat, mendohet se Koreja e Veriut mbështetet në importet dhe ndihmat e huaja për të ushqyer rreth një të tretën e popullsisë së saj. Edhe me ato importe, një raport i OKB-së i vitit 2017 arriti në përfundimin se dy të pestat e popullsisë janë të kequshqyer, që do të thotë se ata nuk kanë akses në numrin e kalorive të nevojshme në ditë për të mbajtur një peshë të shëndetshme. Një e treta e fëmijëve të Koresë së Veriut mendohet gjithashtu se janë me zhvillim të shkurtër, pasi nuk kanë marrë kalori të mjaftueshme gjatë viteve të para të jetës së tyre.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *