Bota

Koreja e Veriut ndalon veshjen e një fustani të bardhë nusërie

Koreja e Veriut po godet çdo detaj që reflekton botën jashtë tyre, duke filluar nga muzika, ushqimet e deri te  fustanet e nusërisë. Raporti i lëshuar nga Ministria e Unifikimit të Koresë së Jugut, bazuar në dëshminë e qindra dezertorëve, tregon rastin e një 22-vjeçari, i cili u ekzekutua pasi pranoi se kishte dëgjuar muzikë të Koresë së Jugut dhe kishte shpërndarë filma.

Mirëpo Koreja e Veriut e përshkroi raportin e vitit të kaluar si “shpifje dhe trillim”, por ende nuk i është përgjigjur dokumentit të ri. Sipas të dhënave, kontrollet nëpër shtëpi janë shtuar që nga viti 2021 dhe zyrtarët janë gjithmonë në kërkim të shenjave nga kulturat e jashtme.

Lexo më shumë  Zelensky thotë se është duke punuar në një ‘plan gjithëpërfshirës’ për paqen në Ukrainë

Këto shenja përfshijnë edhe veshjen e një fustani të bardhë nusërie ose veshjen tipike të dhëndrit, e madje edhe marrja në krah e nuses. Nuset mund të veshin vetëm fustane tradicionale nga Koreja e Veriut. 

Syzet e diellit janë konsideruar gjithashtu antirevolucionare, pavarësisht se lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un i vendos gjithmonë një palë të tilla.

Se cili është saktësisht dënimi për këto shkelje është e paqartë. Megjithatë, goditja ndaj kulturës së krijuar nga perëndimi, por kryesisht nga Koreja e Jugut duket më e ashpër.

Lexo më shumë  Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika – pamje nga fusha e betejës në Ukrainë

Një ligj i vitit 2020 e bëri të dënueshme me vdekje shpërndarjen e videove të Koresë së Jugut. Raporti i këtij viti, përfshin rrëfimin e një ekzekutimi, ku një fermer 22-vjeçar u vra, pasi kishte dëgjuar 70 këngë dhe kishte parë tre filma.

YouTube player