Koreja e Veriut mban paradë ushtarake në mes të natës
Koreja e Veriut ka mbajtur një paradë ushtarake në mesnatë në Pyongyang të enjten për të shënuar 73 vjetorin e themelimit të saj, ka raportuar media shtetërore.
Lideri Kim Jong Un u paraqit në shesh dhe përshëndeti turmën, por nuk mbajti fjalim.
Ekspertët për Korenë e Veriut vërejtën se pamjet e Kimit treguan se ai ka humbur peshë, duke përforcuar kështu atë që media shtetërore pati raportuar në korrik.
Gjatë paradës, aeroplanët fluturuan mbi kryeqytet dhe parashutistë u lëshuan nga ta natën, shkruan CNN.
Në rrugë, grupet marshuese drejtuan paradën, përfshirë punëtorë, njësitë kërkimore dhe një “njësi emergjente për parandalimin e sëmundjeve”. Pamjet treguan kontingjente të mëdha të marshuesve të veshur në kostume portokalli dhe maska.
Rruga Press