Koreja e Veriut kryen provë të raketës balistike ndërkontinentale
Koreja veriore ka kryer edhe një provë të raketës balistike inter-kontinentale, në kohën kur Peniani po rritë bashkëpunimin ushtarak me Rusinë dhe ka filluar të pranon njohuri të avancuara nga Moska.
Sipas raporteve nga Peniani, prova u krye në prezencën e presidentit Korejano Verior, Kim Joing Un i cili ka deklaruar se kjo provë është “zhvillim i duhur ushtarak”.
Edhe pse zyrtarët nga Koreja Veriore nuk japin informata të detajuara rreth provave të armatimit, autoritetet në Japoni dhe Korenë e Jugut, vendeve të cilat e përcjellin programin e armatimit të Penianit nga afër, kanë thënë se kjo raketë ka fluturuar më lartë dhe më larg se të gjitha raketat e testuara nga Peniani deri me tani duke sinjalizuar kështu që Koreja veriore mund të ketë zhvilluar një raketë të re me rreze të gjatë veprimi, apo të ketë përmirësuar dizajnet ekzistuese.
Prova e Penianit u dënua nga SHBA dhe një pjesë e madhe e bashkësisë ndërkombëtare por autoritetet në Korenë e veriut thonë se nuk do të ndryshojnë qasjen ndaj programit të zhvillimit të armatimit për shkatërrim në masë.
Koreja Jugore gjithashtu tha se ka informata se Peniani është duke u përgatitur që, së shpejti, të kryen edhe një provë bërthamore, të shtatën deri me tani, gjë që sinjalizon mundësinë që Koreja Veriore gjithashtu ka prodhuar edhe armë të reja bërthamore.
Rruga Press