Bota

Koreja e Veriut hyn në izolim total pas zbulimit të rastit të parë me Covid

Koreja e Veriut ka urdhëruar një bllokim të rreptë kombëtar pasi konfirmoi infeksionet e saj të para zyrtare me Covid. Mediat shtetërore kanë raportuar një shpërthim të Omicron në kryeqytetin, Phenian, por nuk kanë deklaruar numrin e rasteve.

Sipas BBC, media shtetërore KCNA ka thënë se udhëheqësi Kim Jong-un ishte zotuar të zhduke infektimin e popullsisë, të cilin ata e quajnë një “emergjencë të rëndë kombëtare” që ka  shkelur frontin e karantinës së vendit. Por vëzhguesit besojnë se virusi ka qenë prej kohësh i pranishëm në vend.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Të huajt thonë se popullsia prej 25 milion persona është e cenueshme pasi  Koreja e Veriut ka refuzuar të pranojë një program vaksinash Covid-19, madje ka refuzuar edhe ofertat nga komuniteti ndërkombëtar për tu furnizuar me miliona doza nga AstraZeneca dhe Sinovac të prodhuara në Kinë vitin e kaluar.

Ka pasur gjithashtu shqetësime për sistemin e varfër të kujdesit shëndetësor të Koresë së Veriut. Mënyra kryesore e Koresë së Veriut për të luftuar Covid-in ka qenë mbyllja e kufijve të saj të jashtëme ajo ishte një nga vendet e para që e bëri këtë në janar 2020.

Të enjten, media KCNA tha se Kim kishte urdhëruar kontrolle të virusit “me urgjencë maksimale”, të cilat dukej se përfshinin urdhra për bllokime të lokalizuara dhe kufizime të grumbullimit në vendet e punës.

Media e Koresë së Veriut shtoi se rasti i parë i variantit Omicron ishte zbuluar në kryeqytet katër ditë më parë. Qeveria e Koresë së Jugut tha se e ka përsëritur ofertën e saj për të dhënë ndihmë humanitare për Veriun pas lajmit për shpërthimin. Qeveria koreanoveriore ende nuk është përgjigjur.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *