Koreja e Veriut hedh një raketë balistike në ujërat e Japonisë
Koreja e Veriut testoi një raketë të re balistike të lëshuar nga një nëndetëse, e cila më pas ra në ujërat e Japonisë.
Ky testim konsiderohet si një kundërpërgjigje ndaj të njëjtës procedurë që ndoqi disa javë më parë dhe Koreja e Jugut, e cila gjithashtu testoi një raketë të ngjashme.
Peniani e prezantoi raketën e re në muajin janar, duke e përshkruar atë si “armën më të fuqishme në botë”.
Në javët e fundit Koreja e Veriut ka testuar disa lloje të ndryshme raketash të cilat mendohet të kenë qenë me rreze të gjatë veprimi apo supersonike. Shumë nga këto teste raportohen të kenë shkelur dhe sanksionet strikte ndërkombëtare.
Rruga Press