Bota

Koreja e Veriut dërgon 3 mijë trupa ushtarake në Rusi për të luftuar ndaj Ukrainës

Rreth 3 mijë trupa ushtarake të Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi, ku edhe po trajnohen për të luftuar ndaj Ukrainës, ka thënë drejtori i Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës së Koresë së Jugut, Cho Tae-yong dhe ka konfirmuar Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd Austin.

Sipas tij, 1.500 trupa të tjera koreano-veriore i janë bashkuar 1.500 trupave, që agjencia e inteligjencës vlerëson se veçse ishin në Rusi që javën e kaluar, raporton “Associated Press”.

Lexo më shumë  Gjykata e Hagës shpall në kërkim ndërkombëtar Netanyahun

Cho i është drejtuar Komisionit Parlamentar të vendit, duke u thënë ligjvënësve, se sipas agjencisë, Koreja e Veriut synon të dërgojë një total prej 10 mijë trupash në Rusi deri në dhjetor. 

Austin në anën tjetër ka konfirmuar se ka dëshmi që trupat janë në Rusi.

“Ka dëshmi që trupat e Koresë së Veriut janë në Rusi”, u ka thënë ai gazetarëve nga Roma. “Çfarë po bëjnë saktësisht? Mbetet të shihet. Ka gjëra që duhen zgjidhur”.

Lexo më shumë  Prerja e kabllove nëndetëse: lufta hibride në Balltik

Deri më tani, Rusia dhe Koreja e Veriut kanë mohuar këto pretendime.

Rruga Press

YouTube player