Korea e Veriut është “gati për konfrontim” me SHBA-në dhe mobilizim të forcave nukleare
Korea e Veriut është e gatshme t’i mobilizojë forcat e saja nukleare, ka thënë lideri i saj Kim Jong-un, raporton BBC.
Duke folur në ngjarjen e organizuar për përvjetorin e Luftës së Koresë, Kim ka shtuar se shteti i tij është “plotësisht gati për një konfrontim ushtarak” me SHBA-në.
Komentet e tij kanë ardhur pas shqetësimeve se Korea e Veriut po përgatitet për testin e shtatë nuklear.
SHBA-ja muajin e kaluar ka paralajmëruar se Pyongyangu mund të bëjë së shpejti një test të tillë.
Së fundi Korea e Veriut ka bërë një test nuklear në vitin 2017. Mirëpo, tensionet janë duke u rritur në gadishullin Korean.
Përfaqësuesja speciale e SHBA-së për Korenë e Veriut, Sun Kim, ka thënë se Korea e Veriut ka testuar një shifër rekorde të raketave këtë vit – 31 krahasuar me 25 gjatë vitit 2019.
Në qershor Korea e Jugut reagoi duke lansuar tetë raketa testuese edhe vetë.
Rruga Press