Lajme

Kontratat e koncesioneve të HEC-ve, qeveria: Cilësia e vlerësimit e dyshimtë

Qeveria ka pranuar në një dokument zyrtar se ecuria e zbatimit të kontratave të koncesioneve të hidrocentraleve ka qenë e ngadaltë ndërkohë që ka dyshime sa i takon cilësisë së vlerësimeve të ndikimeve sociale dhe mjedisore të hartuara lidhur me projektet.

Në të njëjtin dokument që ndalet tek energjia dhe klima dhe planet 10 vjeçare është nënvizuar se rishikimi i ecurisë së projekteve hidrike do të bëhet në planifikimin strategjik duke iu përshtatur zhvillimeve.

“Për sa u përket veçanërisht kontratave të koncesionit për ndërtimin dhe operimin e HEC-eve, janë shprehur dyshime lidhur me cilësinë e VSM-ve dhe VNM-ve të kryera në lidhje me projektet energjetike. Në përgjithësi, zbatimi i projekteve energjetike ka ecur më ngadalë se ç‘ishte programuar, gjë që duhet të trajtohet në planifikimin strategjik”, thuhet në dokument.

Duke u ndalur tek panorama e përgjithshme energjetike në vend strategjia 10-vjeçare nënvizon se Plani i Konsoliduar i Veprimit për Burimet e Rinovueshme të Energjisë parashikon rritjen e prodhimit të energjisë së instaluar me bazë burimet e rinovueshme me 738 MW, si vijon: 57 MW energji hidrike; 490 MW energji fotovoltaike; 150 MW energji eolike; 41 MW MNU (energji e rikuperuar nga mbetjet). Sipas përllogaritjeve, potenciali përkatës shtesë për gjenerimin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri është 1761 GWh.

Lexo më shumë  Qeveria miraton projektligjin për banimin social dhe të përballueshëm

Gjithsesi ajo që ka pasur ecuri më të ngadaltë ka qenë energjia nga burimet e tjera të rinovueshme jo hidrike.

Gjatë shpjegimit Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vlerëson se Plani Kombëtar i Energjisë dhe Klimës është hartuar në bazë të rekomandimit të Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë.

“Midis të tjerash ky plan përcakton objektivin kombëtar të reduktimit të Gazeve me Efekt Serë deri në vitin 2030 në përputhje me Kontributet Kombëtare të Pikësynuara (NDC-në). Plani aktual do të mbulojë periudhën 2021-2030, duke përcaktuar objektivat kombëtare për secilën prej pesë dimensioneve të Unionit të Energjisë si dhe politikat dhe masat përkatëse për të përmbushur këto objektiva si më poshtë:

– Dimensioni 1: Siguria e energjisë, që ka të bëjë me zhvillimin e politikave strategjike relevante për prodhimin e energjisë, diversifikimin e energjisë mix dhe/ose kursimin e energjisë.

Lexo më shumë  Kurti: Për presidentin do ta ftoj në takim opozitën, është mirë në sallë të jenë 84-86 deputetë

– Dimensioni 2: Një treg i brendshëm plotësisht i integruar i energjisë, që synon zhvillimin e politikave dhe planeve të zhvillimit të infrastrukturës për konektivitetin me Palët e tjera Kontraktuese dhe/ose Shtetet Anëtare si edhe integrimin dhe bashkimin e tregut, vendosjen e fleksibilitetit në sektorin e energjisë, zhvillimin e teknologjive smart dhe smart grids.

– Dimension 3: Eficenca e energjisë, që adreson politikat ekzistuese dhe të planifikuara dhe masat që lidhen me arritjen e objektivave të ardhshëm të eficencës së energjisë për të reduktuar konsumimin e energjisë në sektorë të ndryshëm” thuhet në dokument.

– Dimensioni 4: Dekarbonizimi i ekonomisë, që synon zhvillimin e politikave dhe masave për reduktimin e emetimeve të gazeve me efekt serë (GHG) në të gjithë sektorët kryesorë për të përmbushur objektivat e NDC-së sipas Marrëveshjes së Parisit.

– Dimensioni 5: Kërkimi, inovacioni dhe konkurrenca, parashikon politikat, masat dhe planet për përshpejtimin e transformimit të sektorit të energjisë, përfshirë programe të financimit për kërkim- zhvillimin (R&D).

MONITOR

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *