KryesoreLajme

Kontrabandim e tregtim të armëve dhe municionit/ Detaje nga aksioni i policisë në Mitrovicë, shoqërohen 16 persona – 13 prej tyre dërgohen në mbajtje

Ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës që kishte nisur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në jug dhe veri të Mitrovicës.

Aksioni kishte të bënte me kontrabandim të armëve dhe municionit. Si rrjedhojë e këtij aksioni 16 persona janë shoqëruar në polici, ku 13 prej tyre janë ndaluar për 48 orë.

Lexo më shumë  Dosja e Prokurorisë për sulmin në Ibër Lepenc: Të akuzuarit vendosën eksploziv, njëri mblodhi edhe informata për ushtrinë serbe

Kështu ka bërë të ditur për mediat, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni.

Ai bëri të ditur se aksioni është zhvilluar në 21 lokacione në jug dhe veri të Mitrovicës, Vushtrri, Skenderaj dhe Leposaviq.

Preteni gjithashtu theksoi se të arrestuarit dyshohen për vepra të ndryshme penale si “detyrim”, “import e eksport”, “furnizim e transportim”, e deri tek “shitja e paautorizuar e armëve”.

Lexo më shumë  Qeveria e Kosovës investon në ortopedi. Ministri Vitia jep lajmin: QKUK dhe spitalet rajonale pajisen me 4 C-arm të rinj
YouTube player