Lajme

Konsumi i popullatës rritet 3.3% në korrik-shtator, kryesojnë produktet farmaceutike

Sipas të dhënave të INSTAT konsumi final i popullatës në tremujorin e tretë të vitit u rrit me 3.33 % në raport me të njëjtën periudhe të vitit 2020, ku konsumi kishte pësuar rënie me -3.3% si pasojë e ndikimeve negative të pandemisë Covid-19.

Konsumi final i popullatës u normalizua në tremujorin e tretë të vitit 2021 duke qëndruar në mesataren e dy viteve të fundit të para krizës (2018-2019). Sipas të dhënave të INSTAT konsumi final i popullatës në tremujorin e tretë të vitit u rrit me 3.33 % në raport me të njëjtën periudhe të vitit 2020, ku konsumi kishte pësuar rënie me -3.3% si pasojë e ndikimeve negative të pandemisë Covid-19.

Të dhënat të tjera të INSTAT që u morën nga ecuria e tregtisë me pakicë tregojnë se, rritja e konsumit në këtë tremujor u udhëhoq nga shpenzimet për produkte farmaceutike.

Pas produkteve farmaceutike, me rritjen më të lartë të shitjeve rezultojnë artikujt industriale në njësi të specializuara tregtare, që përfaqësojnë kryesisht materialet të ndërtimit. Shitjet në këto produkte u rriten me 16% në krahasim me 3-mujorin e tretë 2019, ndërsa në raport me vitin 2020 ato u rriten vetëm me 0.8%.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Grupi i tretë më rritjen më të latë të shitjeve ishin mobilet dhe elektroshtëpiakët. Në tremujorin e tretë 2021 shitjet në këto artikuj u rritën me 11.2 për qind në krahasim me periudhën e para-krizës dhe me 2.3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe te vitit 2020.

Në raport me parakrizën pati rënie të shitjeve vetëm në produktet kompjuterike me rreth 2 %. Kjo rënie erdhi pas mbingopjes që pati tregu nga shitjet e mëdha gjatë periudhës së karantinës tremujorin e dytë të vitit 2020.

Tregtia me pakicë u ndikua ndjeshëm nga zhvillimet pandemike të cilat riorientuan konsumin në disa artikuj, kryesisht ushqime, produkte farmaceutike. Periudha e karantinës dhe qëndrimi në shtëpi nxiti ndjeshëm rikonstruksionet dhe blerjen e pajisjeve elektroshtëpiake.

Me heqjen e masave kufizuese shitjet u kthyen në normalitet për të gjitha produktet, por për produktet farmaceutike kërkesa mbeti i lartë pasi përhapja e pandemisë vazhdon.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Vitet e fundit konsumi final i popullatës po ndikohet negativisht edhe nga faktori demografik. Çdo vit emigrojnë nga vendi mijëra persona, mungesa e të cilëve reflektohet menjëherë ne tregti dhe konsum. Vit pas viti qindra njësi të tregtisë me pakicë në qarqet e vendit mbyllen për shkak të pakësimit të banorëve.

Rënia e konsumit rrezikon më së shumti bizneset në sektorin e tregtisë. Ky sektor ka ardhur në tkurrje vitet e fundit. Përgjatë dekadës pesha e tregtisë në prodhimin e Brendshëm Bruto ka rënë me 1 pikë përqindje.

Përgjatë vitit të fundit konsumi i popullatës ka ndryshuar sjellje duke u përshtatur me situatën. Gjate periudhës së pandemisë, blerjet janë përnderuar tek ushqimet, shërbimet shëndetësore dhe medikamentet dhe pajisje teknologjike që siguronin punën dhe komunikimin në distancë.

Në tre dekadat e fundit konsumi ka qenë motori i rritjes ekonomikë në vend. Kalimi nga një ekonomi e centralizuar me cikël të mbyllur drejt ekonomisë së tregut e çoi modelin ekonomik të vendit nga prodhimi tek konsumi. Konsumi është ushqyer veç burimeve të brendshme nga remitancat. (MONITOR)

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *