Uncategorized

Konstituohet Grupi parlamentar i miqësisë Kosovë-Zvicër, Jeta Statovci drejtuese

Është bërë konstituimi i Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Zvicër.

Lajmin e ka dhënë deputetja e LVV-së Jeta Statovci e cila thotë se e ka për nderë të jetë edhe Kryetare e këtij grupi të rëndësishëm.

“Zvicra është njëra prej vendeve mike të Republikës së Kosovës. Për shtetin e institucionet tona, Zvicra mbetet përherë njëra prej referencave më të rëndësishme në aspektin e zhvillimit progresiv të demokracisë, ekonomisë, barazisë sociale dhe drejtësisë”, njoftoi Statovci.

Statovci ka thënë se do të angazhohet me përkushtim të madh nga përvojat dhe praktikat e një shteti që është model i zhvillimit të mirëqenies shoqërore.

“Duke ditur faktin se sa të mira e të veçanta janë marrëdhëniet mes dy vendeve tona, unë me shumë përgjegjësi e kompetencë, do të angazhohem e të punojë me përkushtim të madh që të kemi avancim të bashkëpunimit, me qëllim që shteti ynë të përfitojë të mira nga përvojat dhe praktikat e një shteti që është model i zhvillimit të mirëqenies shoqërore”.

“Edhe më të veçantë këtë relacion e bënë diaspora jonë e madhe në shtetin e Zvicres”, shkroi tutje Statovci.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *