KryesoreLajme

Konjufca viziton fabrikën e prodhimit të vezëve dhe mishit të zogut në Gjilan: Qeveria jonë vazhdon të mbështes prodhuesit vendorë

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, gjatë ditës së sotme ka vizituar në fermën dhe fabrikën e prodhimit të vezëve dhe mishit të zogut “KonSoni” në Gjilan.

Konjufca ka thënë se kjo fabrikë ka 210 të punësuar, ku prrej tyre 80% janë vajza dhe gra me të cilat ka bashkëbiseduar për masat që qeveria ka ndërmarrë për vajzat dhe gratë.

Glauk Konjufca, ndër të tjera ka thënë se qeveria e tyre do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në mbështetje të prodhuesve vendorë, si faktor kyç në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Lexo më shumë  Ky është koloneli serb i akuzuar bashkë me vëllain për sulmin terrorist në “Ibër Lepenc”

“Vizitë në fermën dhe fabrikën e prodhimit të vezëve dhe mishit të zogut “KonSoni” në Gjilan.

Bashkë me kandidatë për deputetë vizituam kompaninë “KonSoni” e cila është më e madhja në tregun vendor për prodhimin e vezëve dhe e para që nga paslufta që merret me prodhimin e mishit të zogut.

Pronari Agim Sahiti na mirëpriti dhe na njoftoi rreth punës, kultivimit e prodhimit që bëhet në këtë kompani. “KonSoni” cep më cep vendit tonë ka gjithsej 35 pika. Nga 210 të punësuar, 80% janë vajza dhe gra e me disa prej tyre që ishin të pranishme patëm mundësinë të bashkëbisedonim e të ndanim disa nga masat që qeveria jonë ka ndërmarrë për vajzat dhe gratë.

Lexo më shumë  E majta italiane: Vendimi për qendrat e azilit në Shqipëri shkel të drejtat e njeriut

Qeveria jonë vazhdon të mbetet e përkushtuar në mbështetje të prodhuesve vendorë, si faktor kyç në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Republikës sonë.”, ka shkruar Glauk Konjufca në një postim në facebook.

Rruga Press

YouTube player