Konjufca takon presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andrew Parsons.
Në takim me presidentin Parsons, u bisedua lidhur me zhvillimin e sporteve të paralimpizmit në Kosovë, si dhe për krijimin e kushteve sa më të favorshme për sportistët paralimpistë.
Kryetari i Kuvendit e falënderoi presidentin Parsons për angazhimin e dhënë për pranimin e Komitetit Paralimpik të Kosovës në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar, si dhe premtoi mbështetje për sportistët paralimpistë, përfshirë edhe gjatë pjesëmarrjes së tyre në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, thuhet në njoftim.
Presidenti Parsons e falënderoi Kryetarin Konjufca për pritjen dhe premtoi përkrahje edhe në të ardhmen për Komitetin Paralimpik të Kosovës.
Rruga Press