Lajme

Konjufca takon Ambasadorin Hargreaves: U rikonfirmua përkushtimi i Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunim të ngushtë me Kosovën

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim njoftues Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, pas formimit të Qeverisë së re.

Me këtë rast, ambasadori britanik e uroi Konjufcën për mandatin e ri, duke rikonfirmuar përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunim të ngushtë dhe partneritet të qëndrueshëm me Republikën e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Lexo më shumë  Eurodeputeti: Rasti i Ballukut rrezikon integrimin e Shqipërisë në BE

Gjatë takimit, palët diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Në fokus të bisedës ishin edhe zhvillimet aktuale gjeopolitike, si dhe rëndësia e ruajtjes së stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, u riafirmuan qëndrimet e përbashkëta në mbështetje të Ukrainës dhe kundërshtimi i agresionit rus, duke theksuar nevojën për koordinim të vazhdueshëm në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë.

Lexo më shumë  Parlamenti Evropian dhe Partia Popullore Evropiane kundër nismës së Edi Ramës. Dolors Montserrat: “Ligji është i barabartë për të gjithë”

Republika e Kosovës mbetet mirënjohëse për partneritetin e qëndrueshëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar, duke vlerësuar rolin e saj në forcimin e stabilitetit dhe zhvillimit demokratik të vendit.

Rruga Press

YouTube player