Lajme

Konjufca takon ambasadorin e ri britanik, e uroi për detyrën e re

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se Konjufca e ka uruar ambasadorin për detyrën e re.

“Duke e uruar ambasadorin Hargreaves për detyrën e re në krye të misionit britanik në Kosovë, kryetari Konjufca vlerësoi lart marrëdhëniet midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dy vende mike dhe me raporte të ngushta bashkëpunimi”.

Lexo më shumë  E Ngarkuara me Punë nga SHBA, Nancy VanHorn: Trafiku i drogës dhe pastrimi i parave përbëjnë kërcënim për sigurinë e Shqipërisë

“Kryetari Konjufca vlerësoi gjithashtu kontributin e Mbretërisë së Bashkuar në proceset e rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova, duke theksuar nevojën që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tej”, thuhet në komunikatë.

Tutje, bëhet e ditur se Hargreaves ka shprehur përkushtimin e shtetit të tij për të vazhduar mbështetjen për Kosovën.

“Kreu i Kuvendit vuri në pah aspiratat dhe perspektivën euro-atlantike të vendit tonë, si dhe angazhimet e institucioneve në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës”.

Lexo më shumë  Kurti mbledh ambasadorët në Qeveri: Ta nisim procesin e integrimit të sistemeve të shëndetësisë dhe arsimit

“Ambasadori Jonathan Hargreaves shprehu përkushtimin e shtetit të tij për të vazhduar mbështetjen për Kosovën dhe për forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy vendeve”, thuhet tutje në komunikatë.

Rruga Press

YouTube player