Lajme

Konjufca takohet me përfaqësues të Komisionit të Venecias

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim përfaqësues nga Komisioni i Venecias.

Konjufca ka informuar se ndër objektivat që pritet të realizohen gjatë këtij mandati është Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

“Konjufca theksoi se Kuvendi, si organi më i lartë legjislativ i vendit, ka rol shumë të rëndësishëm në miratimin e kornizës ligjore dhe kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se Konjufca ka falënderuar Komisionin e Venecias për bashkëpunimin me Kosovën dhe ka vlerësuar rolin e këtij Komisioni në ofrimin e opinioneve dhe rekomandimeve në lidhje me çështjet ligjore që trajtohen në institucionet e vendit tonë.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

Konjufca është shoqëruar nga deputeti Adnan Rrustemi dhe këshilltarët, ndërsa nga Komisioni i Venecias në takim kanë marrë pjesë Dan Meridor, James Hamilton dhe Michael Janssen, si dhe zëvendës shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Tankut Soykan.

Votimi i projektligjit për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pa justifikueshme ishte shtyrë në seancën e Kuvendit e mbatur me 24 shkurt të këtij viti, për një afat të pacaktuar, deri në kthimin e përgjigjes nga Komisioni i Venecias.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca me kërkesë të opozitës kishte thënë se do t’i drejtohet Komisionit të Venedikut për këtë projektligj.

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

“Meqenëse po e shoh se është emërues i përbashkët i opozitës, siç duket kjo kërkesa për të ju drejtuar Komisionit të Venedikut po bëhem garat i kësaj si kryetar i Kuvendit. Si kryetar i Kuvendit e kam këtë kapacitet ligjor që ma ofron Kushtetuta dhe ligji për të ju drejtuar Komisionit të Venedikut. Këtë ligj do të ja drejtoj Komisionit të Venedikut”, pati deklaruar ai.

Me 79 vota për, asnjë kudër dhe asnjë abstenim, deputetët  votuan për pezullimin e afateve të parapara me rregulloren e Kuvendit lidhur me këtë projektligj, deri në njoftim të ardhshëm.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *