KryesoreLajme

Konjufca: Sot e gjithmonë, ecëm e do të ecim rrugës së Afrim Bunjakut, heroit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot ka marrë pjesë në homazhet e zhvilluara në nder të heroit Afrim Bunjaku.

Statusi i plotë më poshtë:

Sot e gjithmonë, ecëm e do të ecim rrugës së Afrim Bunjakut, heroit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, për të nderuar jetën e vendosur në shërbim të vendit dhe sakrificën në emër të tij.

Së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin Xhelal Sveçla, bëmë homazhe pranë varrit të rreshterit Afrim Bunjaku, për të vijuar me vizitën te familjarët e tij, si dhe atë pranë vendit të rënies së tij, aty ku ai duke dhënë jetën dha edhe mesazhin e qartë se shteti i Kosovës përcakton çdo cep të territorit të saj, e aty do të vazhdojë të frymojë rendi e kushtetutshmëria, realiteti i pakthyeshëm, pavarësisht kërcënimeve të Serbisë.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Afrim Bunjaku na tregoi, ashtu siç dinë heronjtë e përndritur, se Republika e Kosovës nuk është dhuratë, por sakrificë sublime, e se ajo do të jetë gjithnjë më e fuqishme falë dashurisë dhe përkushtimit të bijve dhe bijave të saj.

Rreshter Afrimi na tregoi me modestinë e tij të punëtorit të sovranitetit dhe ligjshmërisë, se heronjtë e lirisë dhe heronjtë e shtetësisë përcaktojnë dy etapa të ndryshme të të njëjtës aspiratë e qëllimësi të lartë. Me ndërgjegje të lartë ai u gjend përballë paramilitarizmit të vjetër të Serbisë, për të mbrojtur me dinjitet atë çka e kërkon detyra dhe aspirata e kahmotshme përparimtare e popullit tonë, duke konfirmuar se Republika e Kosovës e mbron dhe e avancon vetveten, e organizuar në mënyrë shtetërore e në mënyrë sistematike.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Vetëmohimi i tij është shembulli më i vyer për të gjithë, se si duhet të veprojmë në momentet vendimtare kur e kërkon shteti dhe Republika. Jo vetëm që do ta kujtojmë e nderojmë, por dhe do të frymëzohemi prej tij të gjithë.

Lavdi Afrim Bunjakut, heroit të Republikës së Kosovës! U kujtoftë dhe frymëzoftë gjeneratat e reja.

Rruga Press

YouTube player