KryesoreLajme

Konjufca: Skenari i Banjskës identik me pushtimin rus të Krimesë

Instituti për Studimet e Luftës Hibride “Octopus” është duke mbajtur konferencën “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë në gjeopolitikën evropiane”. 

Në këtë konferencë po flasin përfaqësues vendor e ndërkombëtarë, të cilët po japin pikëpamjet dhe mendimin e tyre rreth pushtimit rus ndaj shtetit ukrainas.

Në mesin e panelistëve është edhe kryekuvendari, Glauk Konjufca.

Gjatë fjalës së tij, Konjufca tha  pasojat e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës  kanë ndikuar në Kontinentin Evropian në paqe e siguri, në politikë e gjeopolitke, më shumë se sa në luftën e dytë botërore.

Lexo më shumë  273 banesa të dëmtuara nga përmbytjet në Durrës! Qindra familje të prekura

Konjufca ka përmendur sulmin terrorist të një viti më parë në Banjskë, nga një formacion paraushtarak serb, duke thënë se skenari i kësaj ngjarje është identik me pushtimin rus të Krimesë në vitin 2014.

Ai ka thënë se as Rusia nuk ka hequr dorë nga bota ruse e as Serbia nuk ka hequr dorë nga bota serbe. Konjufca deklaroi se trupat paramilitare serbe të mbështetura nga Serbia e synuan në mënyrë të hapur aneksimin e veriut e Kosovës.

Lexo më shumë  Walker: Askush nga anëtarët e OSBE-së nuk më pyeti për misionin tim në Kosovë

Sipas tij, përpjekja për destabilizm në Bosnjë dhe Hercegovinë, refuzimi i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovëm dhe sulmi terrorist në Banjskë tregojnë për qëllimin e vërtet të Serbisë, e që nuk është qëllim normal, është qëllim i federatës ruse.

Rruga Press

YouTube player