KryesoreLajme

Konjufca: SHBA-ja nuk po na kupton drejt

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk po kuptojnë ashtu siç duhet pozicionet e Kosovës, pas tensioneve në ditët e fundit në veri.

SHBA-ja është treguar e ashpër me kryeministrin Albin Kurti, i cili sipas tyre, pa koordinim me ta ka vendosur t’i çojë kryetarët shqiptarë në objektet komunale në komunat veriore, gjë që ka hasur në rezistencë nga serbët në veri.

Konjufca ka theksuar mbajtja e zgjedhjeve në veri është bërë në koordinim me SHBA-në. As qortimet e tilla, sipas kryekuvendarit, nuk janë të parat.

“Jemi të brengosur për situatën si çdo qytetar, ne nuk duhet që ta humbim fokusin. Mendoj që kryefjala nuk është shqetësimi, kryefjala është aftësia jonë për t’i kryer detyrat tona që të garantojmë siguri dhe qetësi. Siç shihet atje, krejt problemi po fillon dhe po përfundon me grupet e armatosura dhe të rrezikshme. Sa i përket deklaratës se Blinkenit, nuk është hera e parë që është duke na ndodhur kjo, edhe në kohën e reciprocitetit hasem në qortime të tilla”, ka thënë Konjufca.

Lexo më shumë  Miratimi i buxhetit 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët

Konjufca ka pranuar se një gjendje e tillë nuk është e mirë për Kosovën, por siç thotë ai, SHBA-ja duhet të kuptojë drejt.

“Kjo nuk është e mirë për ne, është një gjë e keqe për Kosovën. Duhet të bëjmë një dialog të hapur edhe me aleatët tanë. Pozicionet tona nuk po kuptohen drejt nga Amerika. Kryetarët atje kanë dhënë dorëheqje pa dhunë, tash institucionet mbeten. Ato janë pjesë e Kosovës, nuk banojnë në qiell, atje shteti nuk pati mundësi tjetër veçse t’i shpallë zgjedhjet në dakordim më SHBA-në. Pse nuk e kuptoj SHBA-në, a jemi duke dalë na jashtë ligjeve tona? Nëse ne jemi në rregull me ligje, a ka probleme më të mëdha se ligji? Kur u caktuan zgjedhjet, SHBA-ja nuk tha që këto zgjedhje duhet të anulohen”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Manastirliut

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *