KryesoreLajme

Konjufca: Serbia po i çon armë Ukrainës në koordinim të plotë me Rusinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Serbia po i dërgon armë Ukrainës në koordinim të plotë me Rusinë dhe se kjo po bëhet për përfitime monetare të shtetit serb. Ai ka theksuar se Serbia dhe Rusia veprojnë njëjtë në metoda dhe qëllime.

Konjufca të mërkurën në konferencën e Institutit për Studimet e Luftës Hibride “Octopus”, ka thënë sulmi terrorist serb në Banjskë të Zveçanit shtatorin e vitit të kaluar, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, ka qenë replikë identike e sjelljes agresore të Rusisë kundër Ukrainës.

“Sulmi terrorist që ndodhi ndaj Kosovës në Banjskë vitin e kaluar ishte një replikë identike e sjelljes agresore të Rusisë kundër Ukrainës. Trupat paramilitare serbe të trajnuar nga ushtria serbe, të pajisur me arsenal luftarak të ministrisë serbe të mbrojtjes, si dhe me zbatimin e aspiratës së Beogradit me nda Kosovës e synuan në mënyrë të hapur dhe mënyrë luftarake aneksimin e pjesës veriore të Kosovës”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Muja i përgjigjet Bajramit: Nën autoritetin e saj janë nënshkruar 15 tenderë njëburimor, u avulluan edhe 529 mijë euro

Sipas Konjufcës, pasojat e agresionit ushtarak rus në Ukrainë kanë ndikuar në kontinentin evropian në paqe dhe siguri.

“Agresioni pushtues i Rusisë në Ukrainë e paraqet aktin e parë të një strategjie të destabilizimit më të gjerë të Evropës. Natyrisht Ballkani, në qendër Serbinë si një zgjatim të Rusisë do të ishte kapitulli i dytë i kësaj strategjie. As Rusia dhe as Serbia s’kanë hequr dorë nga kjo strategji sepse as Rusia s’ka hequr dorë nga bota ruse dhe as Serbia s’ka heq dorë nga bota serbe. Bile mendoj se ky termi bota serbe, që u prezantua edhe zyrtarisht nga autoritetet e Serbisë është një kopjim i botës ruse”, shtoi Konjufca.

Kryeparlamentari theksoi se Rusia dhe Serbia janë të njëjta në metoda dhe qëllime. Ai ka theksuar se edhe dërgimi i armëve serbe në Ukrainë është bërë në koordinim të plotë me Rusinë dhe se kjo po bëhet për përfitime monetare të Serbisë.

Përkitazi me këtë, duke përmendur mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, Konjufca ka thënë se Beogradi është bërë kryeqytet i dytë për Rusinë.

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

“Për ata që nuk e shohin të mirëqenë krahasimin e Rusisë me Serbinë në metoda dhe qëllime. Zakonisht e përmendin faktin se Serbia po dërgon armë në Ukrainë, por këtu anashkalohet fakti se deri tash Serbia nga ky biznes i fitoi mbi 1 miliard euro. Andaj këtu nuk flitet për asnjë donacion, por për një veprimtari e cila unë jam i bindur se para se të bëhej është koordinuar plotësisht me Federatën Ruse….Serbia se ka dënuar asnjëherë agresionin e Rusisë mbi Ukrainën, s’ka pranuar as ti vendos sanksione dhe ka shërbyer haptas si një fasilituese e Rusisë për përballimin e këtyre sanksioneve, duke kthyer Beogradin në një kryeqytet të dytë të Rusisë brenda Evropës”, ka thënë Konjufca.

Sipas “Financial Times”, Serbia në mënyrë indirekte (duke përfshirë palët e treta) i ka ofruar Ukrainës armatim me vlerë 800 milionë euro që nga nisja e luftës në shkurt të vitit 2022. /KP

YouTube player